Policia kap dhe ndalon 3 shtetas të shpallur në kërkim.

Policia kap dhe ndalon 3 shtetas të shpallur në kërkim.

78
SHPËRNDAJE

Fier-Lushnje!
Policia kap dhe ndalon 3 shtetas të shpallur në kërkim.
Ndalohen 2 shtetas nga ana e Sektorit për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe 1 tjetër për “Dhunë në familje”.
*Specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimit Ekinomik e Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier, ndaluan shtetasit e shpallur në kërkim:
-Noran Metushi, 34 vjeç, banues në fshatin Ngurës, Lushnje, pasi:
Gjykata e Shkallës Parë Lushunje e ka dënuar me 6 muaj burg për veprën penale “Fallsifikimi i letërnjoftimeve pasaportave ose vizave” parashikuar nga Neni 189/1 i Kodit Penal.
-Halil Matjani, 51 vjeç, banues në fshatin Matjan, Lushnje, pasi:
Gjykata e Apelit Vlorë e ka dënuar me 6 muaj burg për veprën penale “Vjedhje duke shpërdoruar detyrën” parashikuar nga Neni 135 i Kodit Penal.
*Gjithashtu, nga Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lushnje u ndalua shtetasi i shpallur në kërkim:
-Fation Muho, 34 vjeç, banues në fshatin Rrapëz, Lushnjë, pasi:
Gjykata e Rrethit Gjyqësor Lushnjë, me Vendimin e datës 07.12.2016, e ka dënuar me 100 ditë burg për veprën penale “Dhunë në familje”, parashikuar nga Neni 130/a/2 i Kodit Penal.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Comment moderation is enabled. Your comment may take some time to appear.