Policia jep detaje per shpërthimin që tronditi Vlorën

Policia jep detaje per shpërthimin që tronditi Vlorën

76
SHPËRNDAJE

Një shpërthim i fuqishëm ka tronditur mbrëmjen e djeshme Vlorën, fatmirësisht pa të lënduar, por vetëm dëme materiale.

Një sasi e konsiderueshme eksplozivi ishte vendosur në derën e një magazine, që më parë kishte shërbyer si mobileri. Ka dëme materiale, ndërsa shpërthimi ka tronditur banorët e zonës.

Informacion i policise

Më datë 06.01.2018, Salla Operative Vlorë është njoftuar se në lagjen ”Lef Sallata”, është dëgjuar një zhurmë në formë shpërthimi.

Menjëherë pranë vendit të ngjarjes janë dërguar shërbimet policore ku kanë konstatuar se në derën e jashtme të një objekti bosh ka shpërthyer një sasi lënde eksplozive.

Prej shpërthimit janë shkaktuar dëme materiale në pjesën e jashtme të objektit.Sqarojmë se objekti më parë ka shërbyer si mobileri.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e kapjen e autorit/ve të cilët mund të kenë vendosur lëndën eksplozive.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Comment moderation is enabled. Your comment may take some time to appear.