Policia italiane kap Shqiptarin qe transportonte 214 kg droge ne motor uji

Policia italiane kap Shqiptarin qe transportonte 214 kg droge ne motor uji

435
SHPËRNDAJE

Shqiptarët trafikojnë drogë me motorrë uji drejt Italisë. Në brigjet e Santa Cataldo të Lecces u kapën 214 kg marijuanë, me vlerë 2 milionë euro, ndërsa në pranga ka rënë korrieri i drogës, një shtetas shqiptar. Sipas policisë italiane, ai është një 37-vjeçar nga Vlora me inicialet, T.L.
Kontrabandisti i ndaluar është një emër i njohur për policinë italiane, ai është arrestuar disa herë për trafikim drogë si dhe për shkelje të kodit të lundrimit dhe sigurisë në det.  
Ky eshte lajmi me i fundit qe publikojne mediat italiane, te cilat shkruajne shkruajne se operacioni u realizua nga Departamenti Ushtarak i Aviacionit Detar në bashkëpunim me Guardia di Finanzia të Barit.
Forcat policore u vunë mbrëmjen e djeshme në ndjekjen e 2 motorëve të fuqishëm që po lundronin në det. Në bordin e tyre ishte dhe ngarkesa e drogës, tashmë e sekuestruar nga policia italiane.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Comment moderation is enabled. Your comment may take some time to appear.