Policia gjen ciftin nga Fieri qe kishin humbur ne pyllin e Llogarase

Policia gjen ciftin nga Fieri qe kishin humbur ne pyllin e Llogarase

127
SHPËRNDAJE

Policia u vjen në ndihmë dy shtetasve, të cilët humbën rrugën në malin e Llogarasë!
Mbrëmë rreth orës 19:40, në malin e Llogarasë, pas antenave të këtij mali, dy shtetas kishin dalë për turizëm dimëror por më pas kishin humbur rrugën e kthimit dhe kërkuan ndihmën e policisë pasi jeta e tyre ishte ne rrezik për shkak të dëborës së rënë dhe errësirës.
Menjëherë shërbimet e Policisë së Vlorës, filluan kërkimet me qëllim për t’iu ardhur në ndihmë këtyre dy shtetasve.
Pas disa orë rrugë dhe kërkimesh në këtë terren të thellë, në kushte të vështira të errësirës, sasisë së dëborës së rënë dhe ftohtit, u bë e mundur gjetja e këtij çifti dhe shpëtimi i tyre.
Shtetasit me gjeneralitetet B.F., 32 vjeç, banues në Tiranë dhe D.M., 34 vjeçe, banuese në Fier, ndodhen në gjendje të mirë shëndetësore dhe pasi u transportuan drejt Stacionit të Policisë Orikum, u lanë të lirë shëndoshë e mirë për në banesat e tyre.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Comment moderation is enabled. Your comment may take some time to appear.