Policia FIER:Ngjarja e BELINES per motive te dobeta;Procedim penal per 57 vjecarin

Policia FIER:Ngjarja e BELINES per motive te dobeta;Procedim penal per 57 vjecarin

349
SHPËRNDAJE

Fier
Nën drejtimin e Prokurorisë së Fierit, Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier proceduan penalisht në gjendje të lirë shtetasit:

1. A.Grembi 57 vjeç, banues në Belinë, Patos.
Procedimi penal ndaj këtij shtetasi u bë pasi në datën 14.06.2017 në orën 14:00 u paraqit në Stacionin e Policisë Patos shtetasi O.G, i cili ka kallëzuar se në datën 14.06.2017 rreth orës 13:00 pas një konflikti për motive të dobëta është dëmtuar në trup si dhe i është thyer telefoni i tij nga shtetasi A.G.
2. Orgest Grembi 18 vjeç, banues në Belinë, Patos.
Procedimin penal ndaj këtij shtetasi filloi pasi sot në datën 14.06.2017, në orën 16:00, u paraqit shtetasi A.G, 57 vjeç, banues në Belinë, Patos, i cili ka kallëzuar se në datën 14.06.2017 rreth ores 12:00 pas një konflikti për motive të dobëta është dëmtuar në fytyrë me grushta nga shtetasi O.G
Policia ka dhënë vendimin për kryerjen e ekspertimit mjeko ligjor për shtetasit A.G dhe Orgest Grembi
U krye kqyrja e personave ku u vërejt se shtetasit A.G dhe O.G kishin dëmtime të lehta.
Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për hetime të mëtejshme për veprat penale “Dëmtime të tjera me dashje” dhe “Shkatërrim prone” parashikuar nga Nenet 90 dhe 150 të Kodit Penal në ngarkim të shtetasit A.G.
Për veprën penale “Dëmtime të tjera me dashje” parashikuar nga Neni 90 i Kodit Penal në ngarkim të shtetasit Orgest Grembi

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Comment moderation is enabled. Your comment may take some time to appear.