Policia Fier parandalon nje krim brenda familjes

Policia Fier parandalon nje krim brenda familjes

1293
SHPËRNDAJE

Fier!
Policia e Fierit parandalon një krim brenda familjes.
Kanos me armë zjarri ish-bashkëjtuesen dhe familjarët e saj, sekuestrohet arma dhe arrestohet në flagrancë autori.
Si rezultat i informacionit të marë në kohë dhe ndërhyrjes së menjëherëshme nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier, u arrit parandalimi i kryerjes së një krimi të rëndë në familje, duke bërë të mundur kapjen dhe arrestimin në flagrancë të autorit të ngjarjes, shtetasit:
-Fatmir Jonuzi, 42 vjeç, banues në fshatin Grabian, Lushnje.
Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi ka shkuar i armatosur në banesën e ish- bashkëjetueses, shtetases me iniciale E.V, 26 vjeçe, banuese në fshatin Fermë Çlirim, dhe pasi ka debatuar me atë dhe antarët e familjes së saj, i ka kanosur ata armë zjarri automatik.
Policia bëri të mundur neutralizimin e autorit dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale armën e zjarrit automatik model 56 si edhe një krehër me 26 fishekë.
Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprat penale “Dhunë në familje” dhe “Prodhim dhe mbajtje pa leje të armëve dhe municionit luftarak” parashikuar nga Nenet 130/a/2 dhe 278 të Kodit Penal.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Comment moderation is enabled. Your comment may take some time to appear.