Policia Fier ka kapur mashtruesin e shpallur ne kerkim

Policia Fier ka kapur mashtruesin e shpallur ne kerkim

217
SHPËRNDAJE

 *Policia kap dhe ndalon një shtetas të shpallur në kërkim për veprën penale “Mashtrimi”.

 

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier, ndaluan shtetasin e shpallur në kërkim:

 

-Engjell Koço, 59 vjeç, banues në lagjen “Kala” Berat.

 

Ndalimi i këtij shtetasi u bë pasi Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Fier, ka urdhëruar ndalimin për veprën penale “Mashtrimi” parashikuar nga Neni 143/1 i Kodit Penal.

 

 

 

*Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier, arrestuan shtetasin:

 

-Myzafer Dervishaj, 27 vjeç, banues në fshatin Peshtan, Fier.

 

Arrestimi i tij u bë pasi më datën 27.04.2017, në lagjen “Bishanak” Fier, ky shtetas i ka vjedhur një celular “Samsung” shtetases E.SH, 10 vjeçe.

 

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën penale “Vjedhje” parashikuar nga Neni 134 i Kodit Penal.

 

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Comment moderation is enabled. Your comment may take some time to appear.