Policia Fier arreston 23 vjecarin qe transportonte 9 Siriane

Policia Fier arreston 23 vjecarin qe transportonte 9 Siriane

1318
SHPËRNDAJE

Fier!
Specialistët e Seksionit për Trafiqet e Paligjshme në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier arrestuan në flagrancë shtetasin:
-Almir Cahani, 23 vjeç, banues në Paskuqan,Tiranë.
Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi në autostradën Levan-Tepelenë, në afërsi të fshatit Poçem, në vendin e quajtur “24 Orëshi”, është kapur nga shërbimet e policisë duke drejtuar mjetin fuoristradë tip “BMW X5”, me targë AA 665 KA, në drejtimin Tepelenë-Levan, në të cilin u konstatuan 9 shtetas sirianë, nga të cilët 5 burra, 2 gra dhe 2 fëmijë.
Shtetasit sirianë ju dorëzuan shërbimeve të DVKM Vlorë për veprime të mëtejshme.

(Neni 298/1 i Kodit Penal)

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Comment moderation is enabled. Your comment may take some time to appear.