Policia  Fier arreston 2 shtetas ne kerkim dhe nje tjeter per dhune...

Policia  Fier arreston 2 shtetas ne kerkim dhe nje tjeter per dhune ne familje

2341
SHPËRNDAJE

Policia e Fierit kap dhe ndalohen dy shtetas të shpallur në kërkim si edhe arreston një tjetër në flagrancë.

 

*Specialistët për krimet në Komisariatin e Policisë Fier, ndaluan shtetasit e shpallur në kërkim:

 

-Kujtim Dyrmishi, 42 vjeç, banues në fshatin Radostinë, Fier.

 

Ndalimi i këtij shtetasi u bë pasi është shpallur në kërkim nga DVP Fier për veprën penale “Dhunë në familje”.

(Neni 130/a i Kodit Penal).

 

-Ilirjan Malushaj, 57 vjeç, banues në Lagjen “15 Tetori”, Fier.

 

Ndalimi i këtij shtetasi u bë pasi Gjykata e Apelit Vlorë me vendimin e datës 21.07.2016 ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg” për veprën penale “Vjedhje e energjisë elektrike” parashikuar nga Neni 137 i Kodit Penal.

 

*Specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Fier arrestuan në flagrancë shtetasin:

 

-Adrian Kapaj, 37 vjeç, banues në lagjen “15 Tetori”, Fier.

 

Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi në fshatin Zhupan, Fier gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me mjete të forta xhaxhain e tij shtetasin me iniciale P.K, 57 vjeç, banues në fshatin Zhupan, Fier.

 

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën penale “Dhunë në familje” parashikuar nga Neni 130/a i Kodit Penal.

 

 

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Comment moderation is enabled. Your comment may take some time to appear.