Policia asgjëson 297 bimë narkotike ,ikin autoret.

Policia asgjëson 297 bimë narkotike ,ikin autoret.

55
SHPËRNDAJE

Memaliaj. 
Asgjësohen 297 bimë të kultivuara narkotike Cannabis Sattiva.
Shpallen në kërkim dy kultivuesit.


Në vijim të kontrolleve të territorit dhe masave të marra për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e rasteve të kultivimit të bimëve narkotike Cannabis Sattiva, në vendin e quajtur “Përroi i madh”, në afërsi të fshatit Izvor, Memaliaj, nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Tepelenë u gjetën 297 bimë të kultivuara narkotike Cannabis Sattiva. 
Bimët u asgjësuan në vend me anë të djegies. 
Gjithashtu u shpallën në kërkim shtetasit :
E.Xh, 25 vjeç, banues në fshatin Izvor, Memaliaj. 
D.H, 24 vjeç, banues në fshatin Izvor, Memaliaj. 
Po punohet për kapjen e autorëve. 
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër për veprën penale ”Kultivimi i bimëve narkotike”, parashikuar nga neni 284/2 i Kodit Penal.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Comment moderation is enabled. Your comment may take some time to appear.