Policia arreston 35 vjecarin  per kanosje me arme ndaj gruas

Policia arreston 35 vjecarin  per kanosje me arme ndaj gruas

396
SHPËRNDAJE

Divjakë!
Policia parandalon një ngjarje brenda familjes.
Sekuestrohet arma e zjarrit në cilësinë e provës materiale.
Arrestohet në flagrancë autori.
Pas njoftimit të marë në numrin 129 se në fshatin Biçukas një shtetas po ushtronte dhunë ndaj bashkëshortes, menjëherë në vendngjarje shkojnë shërbimet e policisë dhe bëjnë të mundur shuarjen e konfliktit dhe neutralizimin e autorit.
Specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Divjakë, arrestuan në flagrancë shtetasin:
-Vangjel (Selaudin) Hoda, 35 vjeç, banues  në fshatin Biçukas, Divjakë.
Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi për motive të dobëta ka kanosur me armë gjahu duke qëlluar në ajër dhe ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij, shtetases me iniciale F.H, 28 vjeçe, banuese në fshatin Biçukas.
Në cilësinë e provës materiale është sekuestruar arma e gjahut teke e markës turke që e mbante pa leje.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnje për veprat penale “Dhunë në familje” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuestisë dhe sportive” parashikuar nga Neni 130/a/4 e 280 i Kodit Penal.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Comment moderation is enabled. Your comment may take some time to appear.