Policia arreston 2 Fierake për “Dhunë në familje”.

Policia arreston 2 Fierake për “Dhunë në familje”.

340
SHPËRNDAJE

Fier

Policia arreston në flagrancë 2 shtetas për veprën penale “Dhunë në familje”.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier, arrestuan në flagrancë shtetasit:

1.Alfred Mëhilli, 41 vjeç, banues në Fier.

Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi në banesë ka kërcënuar me thikë vëllain e tij, shtetasin R.M, 55 vjeç.

Gjatë kontrollit personal të ushtruar, shtetasit Alfred Mëhilli iu gjet dhe iu sekuestrua një thikë dhe një dorezë metalike.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprat penale “Dhunë në familje” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta” parashikuar nga Nenet 130/a/1 e 279/1 të Kodit Penal.

2.Tahir Brakaj, 31 vjeç, banues në Kreshpan, Fier.

Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi në banesë ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes, shtetases G.B, 29 vjeçe dhe vajzës së tij të mitur 11 vjeçe.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprat penale “Dhunë në familje” dhe “Keqtrajtimi i të miturit” parashikuar nga Nenet 130/a/4 e 124/b të Kodit Penal.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Comment moderation is enabled. Your comment may take some time to appear.