Policia aksion,8 te arrestuar ne Fier

Policia aksion,8 te arrestuar ne Fier

3190
SHPËRNDAJE

Fier-Lushnje!
Vijon puna për rritjen e parametrave të sigurisë.

Sekuestrohen 3 armë zjarri dhe municione.

Policia ndalon dhe arreston 8 shtetas për vepra të ndryshme penale.

Arrestohet 1 shtetas për armembajtje pa leje, 1 për prodhim dhe shitje të narkotikëve, 1 për dhune në familje dhe 4 per drejtim mjeti pa leje drejtimi.

Gjithashtu ndalohet 1 shtetas në kërkim për kultivim të bimëve narkotike dhe vjedhje.

•Konkretisht, kapet me tre armë zjarri pa leje dhe 3 krehra me 80 fishekë, arrestohet në flagrancë nga policia.

Specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Fier, arrestuan në flagrancë shtetasin:

-Ioani Papa, 39 vjeç,banues në Kavajë.

Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi në automjetin tip Benz me targë AA 221 IL të drejtuar prej tij ,në vëndin e quajtur kthesa e Poçemit, Mallakastër, gjatë një kontrolli të ushtuar u gjetën dhe u sekuestruan në cilesinë e provës materiale 2 armë zjarri automatik model 56, armë gjahu çifte prodhim italian dhe 3 krehera me 80 fishek.

(Neni 278,280 i Kodit Penal)

•Specialistët e Sektorit pët Narkotikët në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier arrestuan në flagrancë shtetasin:

-Ermal Hoxhallari, 23 vjeç, banues në fshatin Vaqarr,Tiranë.

Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi në fshatin Poçem, Mallakastër, nga kontrolli i ushtruar automjetit tip Renault Clio me targa AA 265 BH që drejtohej prej tij, u gjetën 675.90 gramë lëndë narkotike e dyshuar Cannabis Sativa e cila u sekuestruar në cilësinë e provës materiale. 

(Neni 283/1 i Kodit Penal).

•Specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Lushnje, ndaluan shtetasin e shpallur në kërkim:

-Fridman Xhaferaj, 20 vjeç, banues në fshatin Plug Lushnje.

Ndalimi i këtij shtetasi u bë pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Lushnje ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike” dhe “Vjedhje” parashikuar nga Nenet 284/2 e 134 të Kodit Penal.

•Specialistët për Krimet në Komisariatin e policisë Fier, ndaluan shtetasin:
-Dashamir Muhameti, 29 vjeç, banues në Lagjen “1Maji”, Fier.

Ndalimi i këtij shtetasi u bë pasi në banesë ka ushtruar dhunë psikologjike dhe ka kanosur me sende të forta nënën e tij, shtetasen me iniciale F.M, 56 vjeçe, banuese në lagjen “1Maji”, Fier

(Neni 130/a i Kodit Penal).

•Specialistët e Seksionit të Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasit:

-Ervis Drizaku, 30 vjeç, banues në fshatin Metaj Fier, pasi:
Në fshatin Libofshë, Fier është kapur duke drejtuar motorrcikleten tip Jamaha, pa targa , pa leje drejtimi.

(Neni 291i Kodit Penal).

-Ramiz Kapaj, 21 vjeç, banues në fshatin Kreshpan, Fier, pasi:

Në fshatin Levan, Fier është kapur duke drejtuar motorrcikletën tip Yingxiang, pa targa , pa leje drejtimi.

(Neni 291 i Kodit Penal).

-Edmond Gjini, 48 vjeç, banues në fshatin Këmishtaj Lushnje, pasi:

Te kryqëzimi i pushimit të shoferit, Lushnje, është kapur duke drejtuar motorcikletën tip Dajang, pa targa , pa leje drejtimi.

(Neni 291 i Kodit Penal).
-Romario Vogli, 19 vjeç,  banues në fshatin Krutje, Lushnje, pasi:
Te kryqëzimi i pushimit të shoferit, Lushnje, është kapur duke drejtuar motorcikletën tip Yingxiang, pa targa , pa leje drejtimi.

(Neni 291 i Kodit Penal).

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Comment moderation is enabled. Your comment may take some time to appear.