PNUD ne Roskovec , mesazhe dhe projekte kunder dhunes ne familje

PNUD ne Roskovec , mesazhe dhe projekte kunder dhunes ne familje

162
SHPËRNDAJE

Thuaji ndal dhunës në familje!Kjo ishte tema e takimit të sotëm në ambientet e Pallatit të Kulturës. Dhuna në marrdhëniet familjare nuk është një çështje private që i përket vetëm familjes, ajo është një çështje që i përket të gjithë shoqërisë. 

Për këtë arsye është ngritur dhe funksionon pranë Bashkisë Roskovec, Reagimi i Koordinuar i Komunitetit me mbështetjen e Organizatës së Kombeve të Bashkuara për Zhvillim, PNUD. Projekti synon të sjellë parandalimin dhe menaxhimin e rasteve të dhunës në familje përmes organizimit të aktiviteteve :

 Takime të Komunitetit Drejtues të Mekanizmit të Koordinimit dhe Referimit të rasteve të dhunës në familje, takime të ekipit teknik multidisiplinar për menaxhimin e rasteve të dhunës në familje në Bashkinë Roskovec, transport falas për në strehëzën kombëtare për viktimat e dhunës, paketa ushqimore emergjente, mbështetje psikologjike dhe ligjore, trajnime për anëtarët e ekipit teknik multidisiplinar, aktivitete ndërgjegjësuese për komunitetin. 

Fjalën e hapjes e mbajti Kryetarja e Bashkisë Znj. Majlinda Bufi e cila ka shpjeguar rëndësinë e mirëfunksionimit të këtij grupi teknik. Të pranishëm Znj. Limya Eltayeb Drejtoresha e PNUD, Znj. Etleva Sheshi përfaqësuesja e Ministrisë së Mirëqënjes Sociale dhe Rinisë, Përgjegjëse e Sektorit të Barazisë Gjinore, ekspertja e PNUD kundër dhunës ndaj gruas znj. Aurela Bozo, përfaqësues të Dhomës së Avokatisë Fier, përfaqësues të Prokurorisë së Rrethit Fier 

 Në këtë takim u diskutua dhe u dhanë sygjerime se si kjo strukturë të funksionoj dhe të jetë sa më efektive duke kryer edhe takim sensibilizues me komunitetin gjatë të cilit u zhvillua një bashkëbisedim më përfaqësuesit e sipër përmendur.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Comment moderation is enabled. Your comment may take some time to appear.