Plagosi dhe shkaterroi pronen prangoset 28 vjecari nga Fieri

Plagosi dhe shkaterroi pronen prangoset 28 vjecari nga Fieri

709
SHPËRNDAJE

Fier
Në datën 15.05.2017, me urdhër të Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Fier, u bë ndalimi i shtetasit të shpallur në kërkim policor:
-Martin Allka, 28 vjeç, banues në Mbrostar Ura, Fier.
Ndalimi i këtij shtetasi u bë pas kallzimit të bërë nga shtetasi E.S, 34 vjeç (i cili ka një biznes për dhënie të makinave me qera), se shtetasi i sipërpërmendur e ka plagosur me mjete të forta dhe i ka shkatërruar me dashje biznesin e tij.
Gjithashtu, shtetasi Martin Allka, nuk i është bindur urdhërit të punonjësit të policisë duke u larguar nga vendi i ngjarjes.
Nga ana jonë u bë shpallja në kërkim e autorit të dyshuar të kësaj ngjarje dhe në Aeroportin e Rinasit u bë e mundur kapja e tij.
Në këto kushte, nga Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier, u bë ndalimi i shtetasit Martin Allka për veprat penale “Plagosje e lehtë me dashje”, “Shkatërrim prone” dhe “Mosbindja ndaj urdhërit të punonjësit të policisë së rendit publik” parashikuar nga Nenet 89, 150 dhe 242 të Kodit Penal.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Comment moderation is enabled. Your comment may take some time to appear.