Plagosen me thika dasmoret ne Radostine Fier

Plagosen me thika dasmoret ne Radostine Fier

2814
SHPËRNDAJE

Tre persona janë plagosur me thikë, pasditen e sotme në Fier, pas një konflikti për motive të dobëta. Ngjarja ka ndodhur në një ceremoni martesore në fshatin Radostinë në Fier, ku dasmorët janë konfliktuar fillimisht me fjalë dhe më pas sherri ka degjeneruar deri në përdorimin e thikave.

Sipas njoftimit te policise Fier

Më datën 17.08.2016, në orën 17:20 , në fshatin Radostinë, në lokalin e shtetasit D.F ku po zhvillohej një ceremoni martese, shtetasit A. Bajrami, 21 vjeç dhe K.Pashko, 33 vjeç, gjatë një konflikti për motive të dobëta, kanë goditur me mjet prerës shtetasit L.S, 54 vjeç, A.S, 19 vjeç dhe G.N, 25 vjeç, të tre banues në Radostinë.
Shtetasit A. Bajrami dhe K.Pashko janë shoqëruar në Komisariatin e Policisë Fier, ndërsa shtetasit e dëmtuar ndodhen në Spitalin Rajonal Fier jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Comment moderation is enabled. Your comment may take some time to appear.