Piloti italian qe ra ne Ishem ,rrefen “çakallin” e drogës shqiptare!

Piloti italian qe ra ne Ishem ,rrefen “çakallin” e drogës shqiptare!

124
SHPËRNDAJE

Guido Guidi piloti italian i cili u rrëzua në Ishëm, me vendim të gjykate pak ditë më parë iu është kthyer pasaporta e cila i ishte sekuestruar që nga muaji shtator i vitit të kaluar në kohën kur u rrëzua avioni. Më datë 24 janar me kërkesë të Prokurorisë së Krimeve të Rënda pilotit i është kthyer pasaporta dhe do të hetohet në gjendje të lirë, por Guido Guidi tashmë i lirë u largu drejt Italisë. 

Menjëherë mediat italiane intervistuan Guidin i cili në një rrëfim për “Corriere Della Sera”, zbuloi detaje të reja të trafikut të drogës. Ndërkohë media në fjalë imformacionet që ka marrë nga Guidi i ka trajtuar në formën e një shkrimi të përgjithshëm që tregon historinë e Guidit në Shqipëri.


Shkrimi i Corriere Della Sera:

Guido Andrea Guidi, 68 vjeç, u arrestua në Shqipëri pasi avioni i tij ra në Ishëm. Pak ditë më parë atij iu dorëzua pasaporta dhe me avionin e parë për Bolonja, ai iku nga Tirana. Pas arrestimit në Shqipëri, ai nisi të bashkëpunojë me policinë dhe duke treguar emrat e trafikantëve të drogës nga Shqipëria për në Itali.
Por kur ai nisi të tregojë emrat e njerëzve që e kishin punësuar, jeta e tij u rrezikua. Prokuroria vendosi që ti marrë pasaportën dhe e strehoi në vende të sigurta pasi trafikantët ishin gati për ta vrarë.
“Fillimisht i mohova të gjitha më pas vendosa të tregoj. E nisa duke transportuar 200 kilogramë kanabis. Por duke transportuar drogën me avionin turistik u rrëzova në Ishëm të Durrësit”, ka thënë Guidi.
Tani menaxheri nga Milano ka vendosur që të “pushojë së foluri”. Rrezikon, rrezikon shumë Guido, një aventurë me probleme me drejtësinë, për lidhjen e tij me “Narkot e Ballkanit” që i kishte nisur për shkak të disa problemeve të tij ekonomike.
Kontrata parashikonte transportin e drogës nga Shqipëria drejt Lombardisë, me destinacionin final Milanon. Çdo udhëtim paguhej nga 20- deri në 25 mijë euro dhe udhëtimi do të bëhej me avionë që fluturonin në ultësi në mënyrë që të eliminonim kapjen nga radarët. Synimi ishte që të përdornim avionët turistikë dhe më pas të tjerët të bënin transportin.
Fillimisht ishte parashikuar që të transportohej deri në 200 kilogram marijuanë nga Ishmi i Durrësit drejt Italisë. Guifo Gudi 68 vjeç nga Milano ka treguar se çfarë ndodhte në Shqipëri.
Gjithçka ishte e lehtë, por me kusht që të mos zbulohej. Dhe me atë incident të shtatorit, megjithëse ka ndodhur në një zonë të izoluar, por të arritshme nga trafikantët, menaxheri e kishte shkatërruar plotësisht mbulimin.
Policët e kishin parashikuar ardhjen e Guidit. E kapën dhe e shoqëruan për ta marrë në pyetje, ndërkohë që e kishin sistemuar në një hotel. Ndoshta milanezi kishe menduar të organizonte arratinë, por ndoshta nuk gjeti përkrahjen e duhur. Ashtu i braktisur nga organizata, ndoshta ishte i sigurt se me kohën do ta kishin liruar ose të paktën do të mbyllnin çështjen.
Por, gjërat u përkeqësuan shpejt, edhe për zbulimin e një agjende, në xhepat e menaxherit, që mban mbiemra “të nxehtë”, me sa duket të njerëzve me ndikim në jetën publike shqiptare.
Nga hoteli, Guidi u fsheh në ambientet e prokurorisë. Shumë e pakëndshme, shumë delikate pozicioni i tij. Më mirë ta marrësh në dorëzim dhe të punosh me qetësi. Fakti është se, gjeti besim në vete apo te hetuesit, dhe 64-vjeçar nisi të “këndonte”.
Së pari, duhet të mbyllet hetimi. Një nga të shumtët në fakt, mes Adriatikut dhe ardhjes së pandërprerë të gomoneve me drogë, sidomos në Salento. E kjo pavarësisht dimrit dhe detit të trazuar.
Skafistët nuk njohin armëpushim. Pyetja është këmbëngulëse dhe oferta nuk mund të mbetet pas. Sipas vlerësimeve jozyrtare të Guardia di Finanza, të ardhurat nga marijuana janë sa 1 e 4 e PBB-së në Shqipëri.
Ka pasur kriminelë që janë pasuruar me transportin e emigrantëve në vitet e dëshpëruara të viteve 1997-98 që kanë blerë shtëpi dhe hotele në Vlorë. Ata janë relaksuar duke i shpenzuar fitimet në festa, makina luksi, kokainë dhe prostituta, por që në fund nuk kanë mundur ti rezistojnë pasionit kriminal.
Ata janë kthyer plotësisht në profesionistë. Një nga më aktivët, thonë, ka një pseudonim të krijuar me “meritë” në fushë: E quajnë Çakalli. /Corriere Della Sera

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Comment moderation is enabled. Your comment may take some time to appear.