Peshtani mes qyteterimit dhe te kaluares

Peshtani mes qyteterimit dhe te kaluares

594
SHPËRNDAJE

Peshtani eshte fshati qe edhe ne ditet e sotme nuk ka ende nje rruge. Banoret e ketij fshati jetojne si ne te kaluaren megjithese jemi ne kohen e nje qyteterimi modern . Mjeti i vetem per te shkuar ne fshat dhe per te kryer transportin e mallrave te nevojshme dhe te perditshme te jeteses jane gomeret pasi vetem ata mund ti ngjiten shtegut te kodres per ne fshat. Dikur ishte rruge por nga amortizimi ne vite dhe mungesa e mirembajtjes e shkaterruan .Prej vitesh banoret e ketij fshati prej 80 familje jane genjyer dhe ngopur me premtime boshe per rikonstruksion te rruges ne fjale qe lidh fshatin ne koder me rrugen nacionale Fier-Levan.Fshati Peshtan i Vogel ndodhen rreth 1 km nga rruga nacionale dhe jo me shume se 7 km nga qendra e Fierit . Ky fshat para 20 viteve ka pasur rreth 200 shtepi ndersa sot nuk kane mbetur me shume se 80. Cdo vite fshati tkurret ne numer per shkak te braktisjes  se tij . Sot aty kane mbetur vetem pleqte ndersa te rinjte kane marre kurbetin . Rruga sjell zhvillim ndersa mungesa e saj ne kete fshat ka sjell plot te keqija dhe varferi. Rruga e munguar ka lene pas gjurme mjerimi edhe ne munges te ekonomise , mungese uji dhe shkolle

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Comment moderation is enabled. Your comment may take some time to appear.