Persona te armatosur hapin zjarr ndaj nje automjeti, plagoset drejtuesi

Persona te armatosur hapin zjarr ndaj nje automjeti, plagoset drejtuesi

182
SHPËRNDAJE

Lushnje
Informacion paraprak
Në datë 27.08.2017, rreth orës 23:10, në rrugën Lushnje-Ballagat, në afërsi të fshatit Garrunjas, dy persona të pa identifikuar, të armatosur, i kanë dalë para dhe kanë hapur zjarr ndaj mjetit tip “Volkswagen” me targë AA 580 IH.
Mjeti me targa AA 580 IH drejtohej nga shtetasi D.S, 18 vjeç, banues në Peqin, me të cilin udhëtonin si pasagjerë edhe shtetasit A.Sh, 18 vjeç dhe F.P, 20 vjeç, banues në Peqin.
Si pasojë është plagosur shtetasi D.S i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.
Personat e armatosur kanë marë mjetin tip “Volkswagen”, me targë AA 580 IH dhe janë larguar në drejtim të Peqinit.
Nga krehja e zonës është gjetur i braktisur në Peqin mjeti tip “Volkswagen” me targa AA 580 IH.
Janë ngritur pika të shumta kontrolli dhe vazhdon krehja e zonës.
Grupi hetimor po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve si edhe zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Comment moderation is enabled. Your comment may take some time to appear.