Perplasje mes Bashkise Fier dhe Entit te Banesave 

Perplasje mes Bashkise Fier dhe Entit te Banesave 

728
SHPËRNDAJE

Perplasje mes Bashkise Fier dhe Entit Kombetar te Banesave ka ndodhur per ndarjen e 75 apartamenteve te ndertuara per te pastrehet.
Dhjetra familje ne Fier presin prej gati dy vjetesh te marre zgjidhje vendimi per ndarjen e 75 apartamenteve për të pastrehët. Por procedurat per kete qellim po vonojne pertej kufijve ligjore duke shmangur pergjegjesite nga Bashkia e cila ne menyre absurde rrezon nje vendim te Keshillit te Ministrave dhe nxjerr nje vendim te keshillit bashkise Fier te 14 Prillit te 2016 ku i kalon kopetencat Entit Kombetar Te Banesave per ndarjen e apartamenteve.

Jo pa qëllim vendimi i Këshillit të Bashkisë i ka kaluar këtë procedurë për ndarje të banesave, Drejtorise së Entit. E gjitha kjo për të shmangur përplasjet e grupeve brenda këshillit apo një tjetër precendent si dy vjet më parë ku prokuroria nisi hetimin per ndarjen e 96 apartamenteve nga keshilli i meparshem.

Sipas informacioneve qe ka “Neoalb” mesohet se kjo vonese per ndarjen e apartamenteve eshte pergjegjesi e Bashkise ndersa vendimi i keshillit bashkiak Fier i 14 Prillit te ketij viti nuk mund te zhvleftesoje Vendimin e Keshillit te Ministrave dhe ky eshte nje precedent qe po ndodh vetem ne Fier. Veprimi i Keshillit te Bashkise Fier eshte i vlefshem nga Qafa e Koshovices dhe deri tek Ura e Mbrostarit.
Ne 20 Maj te ketij viti Ministrja Zhvillimit Urban Eglantina Gjermeni ka inaguruar perfundimin e ketyre dy pallateve me 75 apartamenteve duke dhene edhe mesazhin per shperndarjen e tyre per te pastrehet. Prej Majit dhe deri me sot asgje nuk ka ndryshuar ndersa procedurat per ndarjen e tyre sipas kritereve qe percakton ligji kane ngecur duke gjetur si baze ligjore vetem vendimin e KB Fier.
Një pallat ka përfunduar ne prill të vitit 2015 ndërkohe pallati tjetër eshtë kompletuar në Mars të 2016..

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Comment moderation is enabled. Your comment may take some time to appear.