Perplaset me dy automjete duke plagosur 3 pasagjer, arrestohet 24 vjecari

Perplaset me dy automjete duke plagosur 3 pasagjer, arrestohet 24 vjecari

65
SHPËRNDAJE

Specialistët e Seksionit të Qarkullimit Rrugor arrestuan shtetasin:
-Geraldo Alliaj, 24 vjeç, banues në fshatin Sevaster, Vlorë, pasi:
Në aksin rrugor Levan-Tepelenë, duke drejtuar mjetin tip Rexton- Foristradë, me targa AA 405 KL, ka goditur e dëmtuar mjetin tip Benz, me targa TR 6700 T, me drejtues shtetasin B.H, 61 vjeç, banues në Tiranë, si dhe mjetin tip Mazda me targa TR 2046 C, me drejtues shtetasin E.K, 55 vjeç, banues në Përmet.
Si pasojë janë dëmtuar dhe ndodhen në spitalin Fier jashtë rrezikut për jetën dy shtetaset I.G, 29 vjeçe dhe G.R, 28 vjeçe si edhe shtetasi E.M, 27 vjeç, banues në Vlorë, të cilët ishin pasagjer në mjetin me targa AA 405 KL.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën penale “Shkelje e rregullave të qarkullimit rrugor” parashikuar nga Neni 290 i Kodit Penal.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Comment moderation is enabled. Your comment may take some time to appear.