Përplasen tre makina ne aksin Vlore -Fier, 5 të plagosur 

Përplasen tre makina ne aksin Vlore -Fier, 5 të plagosur 

361
SHPËRNDAJE

Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në autostradën Vlorë-Fier, në zonën e Panajasë, ku janë përplasur tre automjete dhe për pasojë 5 persona kanë ngelur të dëmtuar.

Policia e qytetit bregdetar bën me dije se mjeti tip ”Audi” me drejtues 22 vjeçarin Klevis Deliaj, gjatë drejtimit të mjetit ka humbur kontrollin dhe ka goditur nga pas mjetin tip ”Hyndai” me drejtues 34-vjeçarin Q.M.

Si pasojë e përplasjes së këtyre dy mjeteve, errësirës dhe bllokimit të rrugës është përplasur me trafikndarësen edhe mjeti tip ”Benz”, me drejtues 24-vjeçarin D.L.Për pasojë kanë mbetur të dëmtuar të tre drejtuesit e mjeteve si edhe 2 pasagjerët, Sh.L., 29 vjeçe, E.M., 29 vjeç, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor në përfundim të hetimit dhe përcaktimit të rrethanave të aksidentit ka arrestuar në flagrancë drejtuesin e mjetit tip ”Audi’.Në polici është shoqëruar Klevis Deliaj, 22 vjeç, banues në Vlorë, i dyshuar për veprën penale ”Shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor”.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Comment moderation is enabled. Your comment may take some time to appear.