Permbytjet/ Situata e renduar edhe ne Mallakaster

Permbytjet/ Situata e renduar edhe ne Mallakaster

777
SHPËRNDAJE

Për shkak të prurjeve të mëdha të lumit Vjosë, situata vjen duke u përkeqësuar. Rrezikohet stacioni i pompave në Poçem dhe qyteti rrezikohet të mbetet pa ujë. Deri tani janë përmbytur 15 ha tokë në njësinë administrative Hekal dhe Kutë.

Në Qarkun Fier problemi kryesor është Vjosa. Niveli i saj po rritet. Në Kashisht, Frakull, Ferras niveli i ujit po rritet dhe vazhdimi i reshjeve i rrezikon seriozisht banorët.

Situata nga prurjet e lumit Vjos vleresohen ne masen teper kritike . Sipas Drejtuesit te Emergjencave Civile te Bashkise Fier Arben Dimo , prurjet e lumit Vjos jane ne kuoten e 7 m Fier dhe jane njoftuar banoret per evakuim pasi prurjet jane te shumta dhe te pa-parashikushme. Ne Ferras jane ne dispozicion te evakuimit 350 forca te ushtrise.Nese arrin 7.3 metra atehere rrezikon permbytje edhe ne zona te banuara. Shtabi i emergjences po u bene thirrje banoreve qe te largohen nga shtepite ne zonat e rrezikuara nga permbytja, si ne Ferras e disa fshatra ne zonen e Frakulles. Kreu i Bashkise ka shkuar ne banesat e disa banoreve dhe ka bere thirrje te lene banesat. Po

Kete mbremje Kreu i Kuvendit Gramoz Ruci ka vizituar banoret e Frakulles dhe Ferras te Levanit duke pare nga afer situaten e permbytjeve dhe duke degjuar problematikat nga banoret te Kashishtit dhe Ferrasit ku ka dhene edhe mesazhin se jetet e njerezve jane me te rendesishme, ndaj te gjithe jane te angazhuar per te shmangur problematikat. 
Ne terren eshte gjithe shtabi i emegjencave dhe forcat e ushtrise.Parashikimet janë që gjatë orëve të natës prurjet të shtohen, ndërkohë që Shtabi i Emergjencave në Qarkun e Fierit raporton se ka evakuuar 20 familje në fshatrat Kashishte ndërkohë që deri më tani, 180 hektarë tokë bujqësore është nën pushtetin e ujit.Kryetari i njesise administrative Frakull, Dashnor Troka: Ne Kashishte jane permbytur 100 ha toke bujqesore dhe 180 ha pyje. Jane evakuar edhe bageti te shumta nderkohe shume familje nuk kane levizuar nga banesat e tyre por jane ngjitur ne katet e siperme . Gjysma e zones pa energji elektrike. Situata vazhdon te perkeqesohet

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Comment moderation is enabled. Your comment may take some time to appear.