Permbyset autobuzi ne Tepelene plagosen 21 pasagjere 

Permbyset autobuzi ne Tepelene plagosen 21 pasagjere 

400
SHPËRNDAJE

Një autobus me 41 pasagjerë i linjës Athinë- Tiranë ka dalë nga rruga dhe është përmbysur në aksin Gjirokastër- Tepelenë te ‘Uji i Ftohtë’ në vendin e quajtur ‘Shkalla e Zezë’. 

Pas aksidentit 31 persona janë dërguar në spital për ndihmë mjekësore, ndërsa 10 nuk kanë pësuar lëndime.

 

Nga 31 personat e plagosur që u paraqitën në spital, sipas mjekut vetëm 15 janë shtruar, pasi 16 të tjerë kanë dalë, ndërsa të gjithë janë jashtë rrezikut për jetën.

 

Aksidenti ka ndodhur rreth orës 05:00 të mëngjesit të ditës së sotme, ndërsa autobusi kthehej nga Greqia.

 

Autobusi i aksidentuar me targa TR 5631 IU drejtohej nga Ilia Silos 50-vjeç.

 

Pas njoftimit policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes duke nisur hetimet për shkaqet e aksidentit, ndërsa nga të dhënat e para mësohet se autobusi ka dalë nga rruga duke u përplasur me bordurën dhe më pas duke u përmbysur si pasojë e lagështirës në rrugë nga reshjet e shiut.

Zhvillimet minutë pas minute nga aksidenti
08:00 Mjeku: 15 të shtruar në spital, jashtë rrezikut

Në një lidhje telefonike për Report Tv, mjeku i spitalit të Gjirokastrës, Roland Karalli ka sqaruar se të plagosurit janë jashtë rrezikut për jetën.

 

“Në spital kanë ardhur 31 persona të lënduar. Nga ekzaminimet nuk ka të plagosur në rrezik për jetën. Të shtruar në spital aktualisht janë 15 pasagjerë, por jashtë rrezikut për jetën.

 

Ndërsa 16 të tjerë janë nxjerrë nga spitali, pasi nuk kishin asnjë rrezik dhe lëndim nga aksidenti. Gjendja është e stabilizuar” deklaroi ai.

 

Të plagosurit janë nga disa qytete të vendit, ndërsa sipas mjekut të fundit që dolën nga spitali janë disa djem Dibra, pasi nuk kishin asnjë rrezik.

 

08:00 Autobusi i që u përmbys është i kompanisë ‘Komatas’. 
07:40 Largohet autobusi, lirohet qarkullimi

Autobusi i përmbysur ka shkaktuar edhe probleme me qarkullimin për disa minuta, por policia e ka larguar nga rruga duke liruar rrugën.
07:28 Aksidenti, shkak lagështira në rrugë nga shiu

Policia ka shoqëruar duke marrë në pyetje drejtuesin e autobusit pas aksidentit, ndërsa shkak i humbjes së kontrollit ka qenë lagështira në rrugë si pasojë e reshjeve të shiut.
07:10 Të plagosurit jashtë rrezikut

Burime nga policia e shtetit për Report Tv pohojnë se 24 personat e plagosur janë jashtë rrezikut për jetën.
07:00 Të plagosurit në spital

24 personat e plagosur, mes tyre edhe gra janë dërguar në spitalin e Gjirokastrës për mjekim pas aksidentit. 

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Comment moderation is enabled. Your comment may take some time to appear.