Per here te pare ne Shqiperi nje grua ne krye te policise

Per here te pare ne Shqiperi nje grua ne krye te policise

165
SHPËRNDAJE

Për herë të parë në historinë e saj, Policia e Shtetit ka në pozicionet më të larta drejtuese një grua. Kryekomisare Anila Popa është e para zonjë në vend që është në krye të një komisariati policie, pikërisht në Librazhd.‘Huffington Post’ i ka kushtuar një shkrim 41 vjecares, e cila ka thyer tabutë në një ambient ku dominon gjinia mashkullore.

Me një karrierë e përgatitje akademike brenda dhe jashtë vendit, që shumëkush në uniformë do ta kishte zili, Popa, aktualisht drejton komisariatin e Librazhdit prej nje viti, dhe kishte nga të frymëzohej.
I ati i saj nje ish-oficer policie, ka punuar para shume vitesh në komisariatin që sot drejtohet nga vajza e tij. Dashuria për uniformën erdhi nga brenda familjes, por ëndrrat për të qenë pjesë e policisë duhet të prisnin pak.
Pas studimeve për gjuhë letërsi, Anila ndoqi akademinë e policisë e më pas studimet i vijoi në Lion të Francës në shkollën e lartë të policisë duke i finalizuar studimet me një master. Në vitin 1997 veshi uniformën për herë të parë.

Puna prej 19 vitesh në strukturat e policisë si dhe afësitë e saj profesionale e sollën Anilën në detyrën e vështirë në krye të komisariatit në Librazhdit ne dhjetor te 2015.
Media amerikane i ka kushtuar një artikull të veçantë.

Sfidat e kanë bërë më të fortë, në përditshmërinë e saj reflekton për vendimet sidomos citon Huffington Post, kur mendon se një gabim i grave kritikohet dyfish më shumë sesa një gabim i meshkujve.
Kryekomisare Anila Popa pas 6 muajsh si shefe e komisariatit të Librazhdit ka fituar respektin e komunitetit skeptik por mbi të gjitha të kolegëve. Përtej uniformës zonja Anila është nënë e përkushtuar e dy fëmijëve.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Comment moderation is enabled. Your comment may take some time to appear.