Pengonin femijet  ne shkolle,arrestohen 2 shtetas nga Kallmi

Pengonin femijet  ne shkolle,arrestohen 2 shtetas nga Kallmi

1048
SHPËRNDAJE

Njoftimi i policise

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier ndaluan shtetasit:
-Bedri Xhafa, 43 vjeç.

-Namik Buzi, 50 vjeç.

Gjithashtu filloi procedimi penal për shtetasin S.B, 45 vjeç, të tre banues në fshatin Kallm i Vogël, Fier.
Këta shtetas, për disa ditë me radhë kanë dalë përpara në oborrin e shkollës “9-Vjeçare” të fshatit Kallm i Vogël, duke mos lejuar të shkojnë në shkollë disa nga fëmijët e kësaj shkolle.
Githashtu këta shtetas kanë përdorur dhe shprehje të ndryshme fyese e kërcënuese ndaj prindërve të fëmijëve, si edhe kanë penguar të shkojnë në shkollë edhe fëmijët e tyre të mitur.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën penale parashikuar nga Neni 124/b/2 i Kodit Penal.
Nderkohe te arrestuarit jane banore te fshatit Kallm te cilet kane protestuar se bashku me gjithe banoret e fshatit Kallm per sutuaten e shkaterruar te rruges .Prej fillimit te shkolles dhe para disa diteve me pare nxenes dhe prinder kane bojkotuar mesimin ne shenje proteste kunder pushtetit vendor qe nuk mundeson rikonstruksion te rruges se kallmit.Banoret e Kallmit kane debatuar para disa ditesh dhe nuk kane pranuar te ulen me deputetin socialist te kesaj zone Ervin Koci . Qendrimi i tyre ka qene i vendosur se nuk do kishte marrveshje dhe negociata nese nuk do rikonstruktohej rruga e Kallmit

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Comment moderation is enabled. Your comment may take some time to appear.