PD reagon për herë të parë për grevën e urisë në Zharrëz

PD reagon për herë të parë për grevën e urisë në Zharrëz

207
SHPËRNDAJE

Partia Demokratike ka reaguar për herë të parë për grevën e banorëve në Zharrëz, të cilët kërkojnë ndërprerjen e punimeve të kompanisë Bankers.
Përmes një reagimi dërguar mediave, PD kërkon që qeveria të reagojë për situatën shqetësuese që është krijuar.
Selia blu shprehet në mbështetje të banorëve që janë futur në grevë urie. Gjendja shëndetësore e dy prej tyre u përkeqësua këtë mbrëmje dhe u dërguan në spital.
Reagimi i Partisë Demokratike:
Partia Demokratike shpreh shqetësimin e thellë për gjendjen shendetësore të banorëve të Zharrësit, që prej 6 ditësh janë futur në grevë urie në shenjë proteste për dëmtimet e mëdha që kanë pësuar banesat e tyre prej punimeve të Bankers.
Duke i përkrahur kërkesat që kanë shpallur, Partia Demokratike i kërkon qeverisë të dëgjojë zërin e tyre, të reagojë e të mos dënojë me indiferencë grevën e urisë së banorëve të Zharrësit.

Kërkesat për dëmshpërblim dhe hetim për zbatimin e kontratës janë të arsyeshme dhe qeveria duhet menjëherë të ofrojë zgjidhjen.
Deputetët e Partisë Demokratike e kanë ngritur këtë cështje në të gjitha instancat deri më tani, por kanë hasur në shurdhërinë e qeverisë dhe Edi Ramës.

Partia Demokratike kërkon reagimin me urgjencë të qeverisë përpara se dëmet në Zharrës dhe të banorëve atje të bëhen edhe më të mëdha e tragjike.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Comment moderation is enabled. Your comment may take some time to appear.