PD paralajmëron: Provokim fizik nga militantë të PS, vendi drejt konfliktit

PD paralajmëron: Provokim fizik nga militantë të PS, vendi drejt konfliktit

49
SHPËRNDAJE

Në një status të publikuar në rrjetin social “Facebook”, Sekretari për Politikën me Jashtë në Partinë Demokratike, Kreshnik Çollaku ka paralajmëruar shpërthimin e një konflikti në vend.
Shkak sipas tij është fakti se mazhoranca ka një plan për të provokuar fizikisht opozitën duke mobilizuar sipas tij militantë socialistë afër çadrës së ngritur nga Partia Demokratike para godinës së kryeministrisë.

collaku

“Rilindja plan për të provokuar fizikisht opozitën, mobilizon militantët afër çadrës. Vendi drejt konfliktit”, – paralajmëron zyrtari i PD.

Ndërkohë burime nga policia e Tiranës pohojnë për “BalkanWeb” se situata pranë çadrës së PD-së në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” paraqitet e qetë dhe se sipas tyre bëhet fjalë për spekulime politike që nuk kanë asnjë bazë reale.

Sipas të njëjtave burimeve, strukturat e Policisë së Shtetit nuk kanë asnjë indicie që militantët e PD-së të jenë provokuar apo të provokohen në të ardhmen nga simpatizantë të PS-së, duke garantuar se janë marrë të gjitha masat për mbarëvajtjen e protestës dhe garantimin e rendit e sigurisë pranë çadrës.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Comment moderation is enabled. Your comment may take some time to appear.