Patos,Fier:Godet për shkak të detyrës punonjësin e Policisë Bashkiake dhe te rendit...

Patos,Fier:Godet për shkak të detyrës punonjësin e Policisë Bashkiake dhe te rendit arrestohet 55 vjecari

686
SHPËRNDAJE

Fier
Godet për shkak të detyrës punonjësin e Policisë Bashkiake si dhe kundërshton punonjësit e policisë së rendit publik, arrestohet në flagrancë nga policia.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier, arrestuan në flagrancë shtetasin:
-Kujtim Murati, 55 vjeç, banues në Patos.
Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi në lagjen “Naftëtari“, Patos, në ambientet e Bashkisë, ka goditur punonjësin e Policisë Bashkiake Patos, si dhe nuk i është bindur urdhrit të punonjësve të Stacionit të Policisë Patos duke i kundërshtuar ata.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprat penale “Kundërshtim i punonjësit të policisë së rendit publik” dhe “Goditje për shkak të detyrës” parashikuar nga Nenet 236 dhe 237 të Kodit Penal.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Comment moderation is enabled. Your comment may take some time to appear.