Pa rruge dhe pa uje;Peshtani Fier kercenon me bojkot te  zgjedhjeve

Pa rruge dhe pa uje;Peshtani Fier kercenon me bojkot te  zgjedhjeve

161
SHPËRNDAJE

Rreth 500 banore te Peshtanit ne Fier kercenojne me bojkot te zgjedhjeve te 18 Qershorit. Pas peticionit te dhe protestes se fundit ne bashki per mungesen e rruges dhe ujit ne banesat e tyre ,banoret  kane vendosur te mos votojne ne shenje proteste ndaj qeverisjes qe i la pa uje dhe rruge.

Pamjet nuk jane ilustruse por e verteta e hidhur e ketij fshati. Pamjet te denja per nje film nga e kaluara

Ne protesten e fundit banoret kerkuan te plotesohej standarti me elementar i jeteses qe eshte furnizimi me uje dhe rikonstruksioni i rruges per komunikim .Por  as njera dhe as tjetra nga keto kerkesa nuk u degjuan nga pushtwtaret por ky komunitet vijon te paguaje faturen aforfe te ujit prej 1600 ne muaj dhe taksat per rruge , ndricim e gjelberim atje ku nuk ka as rruge dhe as ndricim e gjelberim

Mjeti i vetem per te shkuar ne fshat dhe per te kryer transportin e mallrave te nevojshme dhe te perditshme te jeteses jane gomeret pasi vetem ata mund ti ngjiten shtegut te kodres per ne fshat. 
Dikur ishte rruge por nga amortizimi ne vite dhe mungesa e mirembajtjes e shkaterruan .

Prej vitesh banoret e ketij fshati prej 80 familje jane genjyer dhe ngopur me premtime boshe per rikonstruksion te rruges ne fjale qe lidh fshatin ne koder me rrugen nacionale Fier-Levan.Fshati Peshtan i Vogel ndodhen rreth 1 km nga rruga nacionale dhe jo me shume se 7 km nga qendra e Fierit .


 Ky fshat para 20 viteve ka pasur rreth 200 shtepi ndersa sot nuk kane mbetur me shume se 80. Cdo vite fshati tkurret ne numer per shkak te braktisjes se tij . Sot aty kane mbetur vetem pleqte ndersa te rinjte kane marre kurbetin . Rruga sjell zhvillim ndersa mungesa e saj ne kete fshat ka sjell plot te keqija dhe varferi. Rruga e munguar ka lene pas gjurme mjerimi edhe ne munges te ekonomise , mungese uji dhe shkolle

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Comment moderation is enabled. Your comment may take some time to appear.