Video/Operacioni “Levani”:Sekuestrohen 42,5 kg droge, ne pranga autori

Video/Operacioni “Levani”:Sekuestrohen 42,5 kg droge, ne pranga autori

499
SHPËRNDAJE

Fier!
Finalizohet me sukses operacioni antidrogë i koduar “Levani”.
Sekuestrohen 42.5 kg lëndë narkotike Cannabis Sattiva, arrestohet në flagranacë poseduesi.
Sektori për Hetimin e Narkotikëve e Trafiqeve në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Fier, në kuadër të operacionit antidrogë të koduar “Levani”, arrestuan në flagrancë shtetasin:
-Ilia Papajani, 46 vjeç, banues në Tiranë.
Arrestimi këtij shtetasi u bë pasi në bazë të informacioneve të mara në rrugë operative dhe punës se efektivëve te policisë, në hyrje të autostradës Levan-Tepelenë, gjatë kontrollit të ushtruar mjetit tip “TOUAREG” me targa AA 789 JI, në bagazh, j’u gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale 42.5 kg lëndë narkotike e dyshuar Cannabis Sattiva e ndarë në 10 pako.
Gjithashtu u sekuestruan në cilësinë e provës materiale edhe 5 aparate të ndryshme celulari si dhe mjeti Touareg me targa AA 789 JI.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Comment moderation is enabled. Your comment may take some time to appear.