Operacion antidroge ne 4 shtete,22 të arrestuar,droga nga Ninsh,Mallakaster

Operacion antidroge ne 4 shtete,22 të arrestuar,droga nga Ninsh,Mallakaster

1290
SHPËRNDAJE

Operacion antidroge ne 4 shtete,22 të arrestuar,droga nga Ninsh,Mallakaster

Zhvillohet një operacion ndërkombëtar antidrogë i koduar “ALIAS”, goditet një organizatë kriminale në fushën e prodhimit dhe trafikimit të lëndëve narkotike Cannabis Sativa. Gjatë gjithë fazave të operacionit janë arrestuar 22 persona.
Sot më datë 11.04.2017, Drejtoria për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve, nën koordinimin e Prokurorisë për Krimet e Rënda Tiranë, në kuadër të procedimit penal nr.121 të vitit 2016, në bashkëpunim me Drejtorinë e Forcës së Posaçme Operacionale, Drejtoritë Vendore të Policisë Tiranë, Elbasan, Fier dhe Korçë, si dhe në bashkëpunim me DEA-n, SELEC dhe autoritetet Greke të antidrogës në Athinë dhe autoritetet Maqedonase, ka finalizuar me sukses një hetim ndërkombëtar për veprën penale të trafikimit të lëndëve narkotike, i cili ka nisur në muajin qershor të vitit 2016.
Si rezultat i këtij hetimi si dhe falë një bashkëpunimi të shkëlqyer me autoritetet Greke dhe Maqedonase me mbështetjen e SELEC-ut në Bukuresht, Rumani dhe DEA-s në Athinë/ Greqi, janë arritur rezultatet e mëposhtme:
Persona të arrestuar në kuadër të procedimit penal;
1. Jorgo DULLA, 43 vjeç, arrestuar sot në Tiranë
2. Gazmend LLESHANAKU, 45 vjeç, arrestuar sot në Elbasan,
3. Aurel TOSKA, 37 vjeç, arrestuar sot në Pogradec,
4. Isak ALLA, 55 vjeç, arrestuar sot në Elbasan,
5. Jani (Ilir) MEÇJA, 45 vjeç, arrestuar sot në Elbasan,
6. Gëzim BALLA, 43 vjeç, arrestuar sot në Elbasan,
7. Arben PILINÇI, 45 vjeç, Podgorie, Korçë
8. Malti (Ermal) KUNGULLI, 29 vjeç, Podgorie, Korçë
9. Arben ALUSHI, 46 vjeç, lindur në Ersekë dhe banues në Fier
10. Mehmet SKËNDERAJ, 64 vjeç 11. Leo TAFA, 34 vjeç
12. Eglantin TAFA, 36 vjeç
13. Ardit TAFA, 21 vjeç
14. Dorian TAFA, 35 vjeç
15. Miklovan KUKA, 32 vjeç 
16. Artan SKËNDERAJ, 36 vjeç
17. Meto SKËNDERI, 39 vjeç
18. Ledjo Nikollaq Llozi, 25 vjeç, në Shqipëri.
19. Vasil Tashio, 43 vjeç, në Shqipëri.
20. Sokol Filipi, 27 vjeç në Shqipëri.
21. Nori Bardhi, 34 vjeç, në Shqipëri.
22. Dimitrios Papadopoulos, në Greqi. Gjithashtu po në kuadër të këtij hetimi janë proceduar në gjendje të lirë tre shtetas.
Sasitë e lëndëve narkotike të sekuestruara në kuadër të procedimit penal;
• 244 kg e 818 gr Cannabis Sativa
• 1 kg e 30 gr heroinë
Personat e arrestuar dyshohen për veprat penale të trafikut të lëndëve narkotike, grupit të strukturuar kriminal, prodhimit dhe mbajtjes së lëndëve narkotike, kultivimit të lëndëve narkotike dhe moskallëzimit të krimit, të gjitha këto vepra penale të parashikuara nga Kodi Penal i Republikës së Shqipërisë.
Operacionet për arrestimin e personave të lartpërmendur si dhe sekuestrimin e lëndëve narkotike janë zhvilluar në kohë të ndryshme dhe në qytetet e Fierit, Elbasanit, Pogradecit, Korçës dhe në Athinë.
Nga hetimi ka rezultuar se pjesa më e madhe e Cannabis Sativa të sekuestruar është kultivuar në territorin e fshatit Ninsh, të njësisë Administrative Fratar Fier. Më pas subjektet në bashkëpunim pasi përpunonin lëndën narkotike në banesa të këtij fshati, e trafikonin atë drejt Maqedonisë dhe Greqisë në itineraret Fier-Elbasan-Pogradec-Maqedoni dhe Fier-Elbasan-Korçë- Athinë / Greqi.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Comment moderation is enabled. Your comment may take some time to appear.