Nxenesi mbante pistolet,arrestohet ne oborrin e shkolles

Nxenesi mbante pistolet,arrestohet ne oborrin e shkolles

79
SHPËRNDAJE

Arrestohet në flagrancë në oborrin e shkollës një nxënës për armëmbajtje pa leje 
I sekuestrohet arma e zjarrit tip pistoletë “Zastava”.
Me datë 04.04.2017, nga efektivët e Komisariatit të Policisë Shkodër, pas një pune të mirëorganizuar dhe në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative, është bërë e mundur arrestimi në flagrancë në oborrin e shkollës i nxenësit:
R. N, 15 vjeç, banues në Shkodër, nxënës i klasës së 10-të të një shkolle në Shkodër.
Arrestimi i tij u bë pasi u kap në flagrancë me një armë zjarri, tip pistoletë, e markës “ZASTAVA”, pa fishekë e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale dhe do ti nënshtrohet ekzaminimit të mëtejshëm.
Materialet proceduriale iu referuan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër për veprën penale të “Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”, e parashikuar nga neni 278/3 i Kodit Penal.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Comment moderation is enabled. Your comment may take some time to appear.