Vdes puntori qe ra nga skela e lyerjes se fasadave ne rrugen...

Vdes puntori qe ra nga skela e lyerjes se fasadave ne rrugen Mujo Ulqinaku ,ndalohen siperrmarresit e kompanise

906
SHPËRNDAJE

Njoftim Per Shtyp

Drejtoria e Policise se Qarkut Fier!
Nuk marrin masat e duhura për sigurimin teknik të punonjësve, ndalohet sipërmarrësi dhe inxhinieri i Shoqërsië së Ndërtimit “AGBES”.
Specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Fier ndaluan shtetasit:
-Bledar Profka, 35 vjeç, banues në lagjen “Sheq i Madh”, me detyrë inxhinier i ndërtimit që ka në kontroll punimet në rrugën “Mujo Ulqinaku”, Bashkia Fier.
-Agron Ramaj, 48 vjeç, banues në lagjen “Konferenca e Pezës”, me detyrë sipërmarrës të lyerjes së fasadave të pallateve në Bashkinë Fier.
Materialet për veprime hetimore të mëtejshme për këta shtetas i’u referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Fier për veprën penale “Shkelje e rregullave të mbrotjes në punë”, pasi më datën 24.09.2016, në lagjen “Liri”, është rrëzuar nga skela punëtori i firmën “AGBES”, shtetasi E.Gj, 56 vjeç, banues në lagjen “Kastriot” Fier, i cili më datën 25.09.2016 ka ndërruar jetë në Spitalin Ushtarak Tiranë si pasojë e plagëve të mara.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Comment moderation is enabled. Your comment may take some time to appear.