Nje tjeter vale largimesh nga puna ne Keshillin e Qarkut Fier

Nje tjeter vale largimesh nga puna ne Keshillin e Qarkut Fier

855
SHPËRNDAJE

Keshilli Qarkut Fier redukton administraten si dhe buxhetin per kete institucion. Me vendimin e ri te qeverise Keshilli i Qarkut Fier do te kete vetem dy drejtori si dhe vetem 10 punonjes te administrates nga 29 qe kishte deri me sot.

Sipas kreut te keshillit te qarkut Fier Fatos Pashollari struktura e re administrates se Keshillit te Qarkut Fier dhe buxhetit te ketij institucione do te miratohet ne mbledhjen e radhes se  30 Qershorit 2016 me te gjitha udhezimet dhe vendimet qe parashikon ligji.

Buxheti i ri i Keshillit te Qarkut Fier vjen i reduktuar edhe per faktin e reduktimit te numrit te administrates dhe eshte vetem 31 milion lek te reja qe jane financime nga granti i shtetit per pagat e administrates.

Keshilli i Qarkut do te kete tashme vetem dy Drejtori qe do jene me emertimet e Drejtoria e menaxhimit te burimeve njerezore dhe sherbimeve publike si dhe Drejtorise ekonomike e program zhvillimit dhe urbanistikes.Ne vitin 2013 administrata e keshillit te qarkut Fier numeronte 11 Drejtori dhe mbi 60 nepunes te cilet u reduktuan ne 50% ne numer pas reformes administrativo- territoriale dhe  ne nje reduktim tjeter ne kohen e tanishme.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Comment moderation is enabled. Your comment may take some time to appear.