Nje tjeter termet i forte 5,2 balle ka lekundur Jug-Lindjen e Shqiperise

Nje tjeter termet i forte 5,2 balle ka lekundur Jug-Lindjen e Shqiperise

153
SHPËRNDAJE

Nje tjeter termet i forte me magnitude prej 5,2 balle ka lekundur Jug Lindjen e Shqiperise . Epiqendra e termetit ka qene perseri ne kufirin Greqi-Shqiperi ku ne 7 oret e fundit eshte rregjistruar nje aktivitet i larte sizmik.

Ne harkun kohor te 7 oreve ne zonen ne fjal jane rregjistruar plot 16 termete  ku me i forti u shenua mbreme ne oren 22:14 min me nje magnitude prej 5,5 balle.

 Nga lekundjet e termetit te para 7 oreve Tërmeti me epiqendër në Greqi, i cili është ndjerë edhe në Shqipëri ka sjellë edhe dëmet e para, pikërisht në Tepelenë. 

Sipas të dhënave dy banesa të braktisura prej kohësh janë shembur nga lëkundjet e tërmetit. Banesat janë shembur në fshatrat Xhaxhaj dhe Rabije.

Banesat prej 10 vitesh janë të pabanuara, ndërkohë që banesa të tjera në këto fshatra kanë pasur disa krisje të lehta në mure por jo dëme të tjera serioze.

Banesat e braktisura i përkasin Hasan Velajt dhe Et’hem Ballaxhias të cilët ndodhen në emigrim.

Memaliaj

Tërmeti i rënë, ka cuar në panik, banorët e qytetit të Memaliajt. Në Memaliaj, tërmeti ka qëlluar 2 herë ku i dyti pas 1 minute, ka qenë më i fortë se i pari dhe ka zgjatur më disa sekonda.

Dëmet në qytet kanë qenë fare minimale, ku si pasojë ka pasur vetëm thyerje xhamash në katet e sipërme të pallateve.

Nga frika disa banorë të lagjes numër 3 kanë dalë nga banesat duke qëndruar jashtë për të paktën 1 orë e gjysmë./Jugunews

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Comment moderation is enabled. Your comment may take some time to appear.