Një status në Facebook pushon nga puna dy gazetarë 

Një status në Facebook pushon nga puna dy gazetarë 

49
SHPËRNDAJE

Burrë e grua, gazetarë të cilët punonin prej vitesh në një medie lokale në Shkodër janë pushuar nga puna pa paralajmërim.
Është fjala për Simon dhe Eliona Shkreli.
Shkak për këtë shkarkim të beftë është bërë një status i Simonit në profilin e tij në facebook. Gazetari ishte duke prezantuar bashkë me bashkëshorten e tij edicionin informativ të lajmeve, kur ka marrë lajmin se është pushuar nga puna.  Simoni tregon se vendimi për shkarkimin e dyfishtë erdhi për shkak të një reflektimi mbi situatën politike në facebook-un e tij personal.
Menjëherë pas këtij vendimi nga eprorët e televizionit lokal, Simoni nuk ka ndaluar së shprehuri mendimin e tij dhe shkruan sërish në facebook: “Si njeri i lire jam munduar gjithmone te shpreh mendimin tim. Por ja qe edhe liria e ka nje çmim. Kam zgjedh e do zgjedhi te ruaj lirin time. Pavaresisht pasojave! Respekt per koleget dhe miqt!!!”.
Duket se nëpër mediat lokale ushtrohet më shumë presion mbi punën dhe profesionin e gazetarit, ndërsa shumë gazetarë janë solidarizuar në rrjetet sociale duke shprehur hapur mbështetjen e tyre për kolegun e shkarkuar nga puna.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Comment moderation is enabled. Your comment may take some time to appear.