Një 2o-vjeçare nga Fieri i ka dhënë fund jetës në mënyrë tragjike

Një 2o-vjeçare nga Fieri i ka dhënë fund jetës në mënyrë tragjike

6638
SHPËRNDAJE

Një 2o-vjeçare nga Fieri i ka dhënë fund jetës në mënyrë tragjike pasditen e djeshme. Ngjarja ka ndodhur pasditen e djeshme rrethe orës 17:30 në Qytetin Studenti në Tiranë, ku 2o-vjeçarja me inicialet A.D., studente për ekonomi ka kryer aktin ekstrem të vetëflijimit, duke pirë fostoksinë.
Një dëshmitare okulare në vendngjarje bën me dije për “Jeta Osh Qef” se vajza mund të kishte shpëtuar në rast se shoferi i ambulancës do të kishte ardhur disa minuta më parë. Ajo thotë se më shpejt erdhën prindërit e viktimës nga Fieri në Tiranë sesa makina e ambulancës.

Nuk dihet se përse vajza e ka kryer këtë veprim në një ditë të veçantë për të, siç ishte edhe ditëlindja e motrës. Por edhe më tragjike e bëjnë ngjarjen fjalët prekëse të babait të viktimës.

“Si ia bëre këtë motrës? Ajo sot kishte ditëlindjen”, – mësohet t’i ketë thënë babai së bijës, e cila ka qenë duke dhënë shpirt.

“Ndërkohë që po e hipnin në ambulancë, tashmë pa ndjenja vajzën, doktoresha i bërtiste shoferit “ku ishe? Ku ishe? Sa herë t’i kam rënë telefonit?”, – tregon dëshmitarja okulare për Jetaoshqef.

A.D., studionte për ekonomi në Tiranë, ndërsa rrinte në godinën 24-25. Më poshtë gjeni rrëfimin e plotë të dëshmitares okulare për Jetaoshqef.

Nderkohe  Motra e studentes 21-vjeçare nga Fieri që i dha fund jetës pasditen e djeshme në Qytetin Studenti përforcon dëshmitë për vonesën e ambulancës në dhënien e ndihmës së parë, ndonëse ishte vetëm 50 metra larg dhe sqaron se motra e saj ka vdekur si pasojë e çarjes së aortës dhe jo nga pirja e fotoksinës.

“Infermieret përcaktuan se të gjitha shenjat ishin të një arresti kardiak. Më pas komunikimi me shoqen e dhomës shpjegoi se kishte dhimbje të vazhdueshme në krahun e majtë, në komodinë i gjetën disa ilaçe zemre por të panisura”,- thotë ajo.

Sipas motrës së 21-vjeçares e cila vdiq dje rreth orës 17:30 në “Qytet Studenti”, A.D. ka pësuar atak kardiak dhe ka dalë nga konvikti duke u zvarritur për të shkuar te ambulanca e “Qytet Studentit”, madje prindërit e kanë gjetur në rrugë.

“Ju lutem publikoni dhe diçka të fundit që si të vdekurit dhe të gjallët të jenë të qetë. Më kanë dërguar tek një familjar dhe vete çdo gjysmë ore në shtëpi pa u futur në derë thirra tim atë dhe nga ato që lexova këtu e pyeta nëse vërtetë ajo kishte pirë fotoksinë, ai më tha, madje mu betua që s’ishte e vërtetë ajo kishte pësuar atak dhe kishte dalë nga konvikti duke u zvarritur për te ambulanca e Q.S. 

Në atë moment prindërit e mi e panë dhe e shtrinë në trotuar dhe babai filloi t’i bënte frymëmarrje artificiale, mamaja shkoi të thërriste ambulancën, por shoferi nuk gjendej. Një kalimtar ndaloi makinën e tij dhe deshi ta çonte në spital në atë moment shoferi i ambulancës gjendet në një lokal aty pranë e futen në ambulancë dhe i vunë oksigjen. Motra ime e ndjera kërkonte frymën e babit, dua frymën e babit. I bënë përsëri frymëmarrje artificiale dhe i vendosen prapë oksigjen. 

Në spital mamanë dhe hallën time i nxorën zvarrë nga spitali. Babanë e lejuan dhe i thonin ka shpresë, ka shpresë dhe largoheshin për tek pacientët e tjerë. Kur babai u interesua i tmerruar se s’e gjeti vajzën në dhomë shefja e pavijonit me një indiferentizëm të hollë tha, “Ja aty përjashta ne korridor e ke”, kur në fakt e çuan në morg…”,- sqaron ajo.

Më herët vajza nga Fieri u shpreh se nëse dje do i jepej ndihma e shpejtë së motrës, ditëlindja e saj nuk do ishte kthyer në ditë morti.

“4 tetor do përkujtoj mortin e sime motre. Urim kam vetëm një, uroj shoferit të ambulancës një ditë t’i vdesë fëmija në duar doktorit të urgjencës, t’i vdesë motra në ditëlindje. Më parë mbështesja rilindjen, por sot uroj që Rama të ndjejë të njëjtën dhimbje që po ndjejmë prindërit e mi dhe unë”,- thotë ajo për Jetaoshqejf.

Motra e studentes së Ekonomikut tregon momentet tronditëse që përjetoi familja e saj por edhe mënyrën si e nxorën të ëmën nga spitali duke e gënjyer që e bija ishte gjallë. “Unë thirra ambulancën A….. Unë s’i haja gënjeshtrat A…. Si më gënjyen doktorët më thanë është gjallë, më nxorën zvarrë nga spitali kur ti kishe mbaruar o bijë, e genjyen babin doktorët…”, citohet të ketë thënë nëna.

REAGON ‘URGJENCA’: AMBULANCA SHKOI PER 10 MINUTA

Ligjur me ngjarjen ka reaguar edhe Qendra Kombëtare e Urgjencës Mjekësore duke thënë se autoambulanca ka qënë në vendngjarje 10 minuta pas marrjes së telefonatës.
“Lidhur me ngjarjen ne Q. Studenti,ne 17:15 eshte marre thirrja nga operatoret e sherbimit te urgjences mjekesore dhe ne 17:25 ka qene ne vendngjarje autoambulanca. Pra, ka mberritur per 10 min”.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Comment moderation is enabled. Your comment may take some time to appear.