Nis zbatimin “Statusi i naftetarit ” ja dokumentat për të perfituar

Nis zbatimin “Statusi i naftetarit ” ja dokumentat për të perfituar

1200
SHPËRNDAJE

Të gjithë punonjësit e industrisë së naftës do të pajisen me një status të posaçëm, nga i cili do të përfitojnë jo vetëm ulje të moshës së pensionit, por edhe rritje të pagave. Instituti i Sigurimeve Shoqërore, pas miratimit të vendimit për rritjen e pagave dhe statusit të ri, ka njoftuar zbatimin e tij, i cili do të bëhet përmes aplikimit nga vetë punonjësit e industrisë së naftës. “Në kuadër të zbatimit të statusit të punonjësve të industrisë së naftës dhe gazit, Instituti i Sigurimeve Shoqërore, nis procedurën e dhënies së vërtetimeve të posaçme të vjetërsisë në punë si punonjës të Industrisë së Naftës”, citon ISSH, duke u bërë thirrje të gjithë personat që kanë qenë punonjës në këto sektorë dhe aktualisht janë në pension pleqërie, të paraqiten pranë sporteleve në Agjencitë Lokale të Sigurimeve Shoqërore pranë vendbanimit të tyre për të depozituar kërkesën për pajisjen me këtë dokument. “Për të eliminuar çdo vonesë dhe ecejake të qytetarëve, ky vërtetim së bashku me kopjen e njësuar me origjinalin e librezës së punës do të dërgohet zyrtarisht nga Drejtoritë Rajonale të Sigurimeve Shoqërore pranë Komisionit të Posaçëm, në Ministrinë e Energjisë dhe Industrisë, që do të bëjë pajisjen me Dëshminë zyrtare të Statusit të Naftëtarit”, njofton ISSH.

Ligji nr. 8, datë 02.02.2017 ” Për statusin e punonjësve të industrisë së naftës dhe gazit” ka nisur zbatimin e tij për kategorinë e ish naftëtarëve që trajtohen me pension pleqërie. Nga ana e drejtorit të Drejtorisë Rajonale të Sigurimeve Shoqërore Fier dhe stafit të kësaj drejtorie mundesohet që, të gjithë ish naftëtarët të paisen me vërtetimin e posacëm të vjetërsisë së punës sipas profesioneve të përcaktuara në Vendimin e Këshillit të Ministrave nr. 526, datë 20.13.1958″ Për ndarjen e punëve në kategori” , të ndryshuar si dhe fotokopjen e librezës së punës e cila është në dosjen e përfitimit të pensionit , të njehsuar me origjinalin. 

Këtij dokumentacioni i cili përgatitet nga stafi i DRSSH i bashkangjitet kërkesa e përfituesit , fotokopja e kartës së identitetit , 2 copë fotografi të cilat paraqiten nga ana e përfituesit dhe të gjitha së bashku përcillen nga ana e DRSSH për në Komisionin e Posacëm të ngritur pranë Ministrisë së Energjisë dhe Industrisë për paisjen e përfituesit me Dëshminë Identifikuese të Statusit të Naftëtarit. 

Sipas të dhënave që disponon DRSSH Fier numri i ish naftëtarëve që aktualisht trajtohen me pension pleqërie është 21 000 persona ,nga të cilët vetëm 1 700 persona kanë aplikuar për përfitimin e statusit të naftëtarit. Cdo ditë nga ora 08.30- 14.00 pranë zyrës së ngritur vëtëm për këtë qëllim paraqiten dhe aplikojnë sipas rregullave të përcaktuara nga ana e kësaj drejtorie mesatarisht 200 persona. Edhe në ditët në vijim sportelet janë të hapura për të gjithë ish naftëtarët që janë përfitues sipas ligjit .
Rreth 5 mijë punonjës të kësaj industrie marrin status dhe 2 mijë të tjerë përfitojnë pensione.. Në profesionin dhe punën e përcaktuar në vendimin nr.526, datë 20.12.1958, të Këshillit të Ministrave, si dhe personeli inxhiniero-teknik dhe punonjësit e tjerë që kanë punuar në ish-ndërmarrjet e sistemit të naftës, si shpëtim-kërkim, shpim-shfrytëzim, prodhimit, sizmikës, gjeofizikës, institutet gjeologjike, teknologjike, Albpetrol, AKH (AKBN), përpunimit, transportit me naftësjellës dhe gazsjellës, si dhe nga institucionet tekniko-shkencore dhe administrative të naftës dhe gazit. Statusin sipas këtij ligji e përfitojnë të gjithë shtetasit që kanë punuar dhe punojnë në industrinë e naftës dhe gazit. Këtë status e përfitojnë edhe ata persona që janë të aksidentuar në punë pavarësisht kohës së punës në këtë industri. Paga minimale e personave me këtë status propozohet të bëhet minimalisht sa 150% e pagës minimale në rang vendi. Përgjegjësi propozohet që t’u ngarkohet dhe kompanive të naftës, të cilat në raste ristrukturimi apo largimi nga puna për arsye që nuk varen nga naftëtari, u paguajnë atyre një shpërblim 60 për qind ose 80 për qind të pagës minimale neto në shkallë vendi.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Comment moderation is enabled. Your comment may take some time to appear.