Nis rivleresimi i pasurive ne Fier,cdo dite 50-100 aplikime

Nis rivleresimi i pasurive ne Fier,cdo dite 50-100 aplikime

642
SHPËRNDAJE

Nis rivleresimi i pasurive ne Fier.Qytetare te shumte posedues te qindra pronave kane nisur te kryejne aplikimet ne zyren e rregjistrimit te pasurive te paluajtshme ne FierRivleresimi i pasurive ka nisur prej 1 Shtatorit ndersa per cdo dite ne zyren e rregjistrimit ne Fier kryejne aplikimin nga 50-100 qytetar.

Per drejtuesin e Zyres se Rregjistrimit te Pasurive ne Fier Gani Bendo keto dite ka nje dyndje te madhe te qytetareve qe rendin prane zyrave per te aplikuar dhe perfituar nga ky proces ndersa per te mos krijuar rradhe dhe marrjes ne afate te rivleresimit eshte shtuar koha dhe punonjesit e sherbimit ne sportele.

Ne te njejten kohe kreu i zyres se rregjistrimit ka kerkuar mirkuptimin e qytetareve per te qene te duruar dhe mos krijimin e rradheve pasi ata kane mundesi te kryejne aplikime deri ne fundin e muajit shkurt te vitit te ardhshem ndersa te gjithe qytetareve qe kryejne plotesimin e formulareve per rivleresimin u garantohet marrja e tyre ne kohen e percaktuar pas 48 ore nga dita e aplikimit

Procesi i rivleresimit shihet me interes per qytwtaret pasi njehsohet prona me vleren reale te cmimit te tregut te sotem

Cdo person që ka një pronë të paluajtshme në rast se aplikon për rivlerësimin e saj deri në 28 shkurt të vitit të ardhëm tatimi mbi të ardhurat në rast se shitet kjo pronë do të zbresë në 2 % nga 15 % që e parashikon ligji. 

Kështu për shembull në rast se një shtëpi në vitin 2005 e kishte vlerën 10 milionë lekë dhe sot kushton 15 milionë lekë, tatohet me 15 % vlera 5 milionë lekë. Ndërsa rivlerësimin e pronës vlera 5 milionë lekë do të tatohet vetëm 2 %.

Rivleresim mund të bëhet edhe nga një ekspert i licencuar për vlerësimin e pasurisë së paluajtshme nga institucionet përkatëse ose nga zyrat vendore të regjistrimit të pasurive të paluajtshme.

Në rast se individi zgjedh që të bëjë rivlerësimin me një ekspert të licencuar, atëherë aplikimit të tij për rivlerësim të pasurisë së paluajtshme i bashkëlidh edhe aktin e vlerësimit të ekspertit.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Comment moderation is enabled. Your comment may take some time to appear.