Ngacmimet seksuale në administratën shqiptare, ne shifra alarmante

Ngacmimet seksuale në administratën shqiptare, ne shifra alarmante

157
SHPËRNDAJE

Punonjësit e administratës shtetërore janë ndër më të rrezikuarit për të përjetuar ngacmime seksuale në vendin e punës. 
Avokati i Popullit  ngre shqetësimin për ndryshimin e kodit penal
75% e punonjësve që punojnë në administratë nuk kanë pasur një eksperiencë personale në lidhje me ngacmimin moral në 3 vitet e fundit. 

7.5% janë ngacmuar çdo vit në 3 vitet e fundit dhe 17.5% e tyre deklarojnë se janë ngacmuar të paktën 1 herë për të njëjtën periudhë kohore.
Këto janë të dhënat e një studimi të kryer me indicie të Avokatit të Popullit i cili gjatë prezantimit të raportit u shpreh se ngacmimi moral është faktor për një serë shqetësimesh në administratë dhe se duhet ndryshuar kodi penal.

Ngacmimi moral është një dhunë, e cila sjell pasoja të pallogaritshme në shëndetin psiqik dhe psikologjik ndaj individit. Ai reflekton edhe dhunën në familje , ndaj marrja e masave për parandalimin dhe ndëshkimin e tij do të ndikojnë pozitivisht edhe në reduktimin e dhunës në familje dhe forcimit të integritetit të gruas. 

Neni 108/a “Ngacmimi seksual” në Kodin Penal duhet të ndryshohet me qëllim përfshirjen në të rasteve kur ngacmimi seksual ndodh prej punëdhënësit, eprorit, kolegut apo të tretit me të cilin viktima ka një status të veçantë varësie ose mes tyre ka një ndërveprim që rrjedh nga marrëdhëniet e punës. 

 Në Kodin Penal duhet të shtohet një nen i veçantë për kriminalizimin e ngacmimit moral si kundërvajtje penale. Një pjesë e mirë e vendeve evropiane e kanë përfshirë ngacmimin moral në kodet e tyre penale.

 Në perfundim të raportit rekomandohet qe në kodin penal duhet të shtohet një nen i veçantë për kriminalizimin e ngacmimit moral si kundërvajtje penale. 
 Duhet të rritet ndërgjegjësimi dhe njohja e ngacmimit moral dhe atij seksual në të gjitha institucionet qëndrore dhe lokale. /Ora News/

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Comment moderation is enabled. Your comment may take some time to appear.