Nëna shqiptare masakron djalin me thikë e më pas vetëvritet

Nëna shqiptare masakron djalin me thikë e më pas vetëvritet

89
SHPËRNDAJE

Një nene ka goditur me thikë djalin 7-vjeçar dhe më pas është vetëvrarë duke u hedhur nga ballkoni i banesës në katin e tetë.
Ngjarja ka ndodhur sot në Torino të Italisë, në rrugën “Bologna”, në lagjen e populluar Barriera di Milano, sot mediat lokale, ndërsa saktësojnë se gruaja është shqiptare. Shkaku mbetet ende për tu zbardhur.


Fëmija u transportua në spitalin pediatrik ” Regina Margherita” me plagë në bark dhe gjoks dhe disa lëndime në duar, që duket se i ka marrë gjatë tentativës për t’u mbrojtur, raporton ANSA.
Aktualisht, vogëlushi është në sallën e operacionit. Raportohet se gjendja e tij konsiderohet e rëndë, por jo kërcënuese për jetën.
Në banesë, në momentin e tragjedisë ka qenë edhe burri i viktimës dhe djali tjetër.
Policia, që po heton incidentin, ka shoqëruar në komisariat burrin për ta marrë në pyetje. Sipas fqinjëve, buri italian i ka kërkuar të ndahen gruas shqiptare, Elida Zero
Shqiptarja, sipas informacioneve të para, vuante edhe depresioni dhe nuk e ka përballuar dot idenë e ndarjes.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Comment moderation is enabled. Your comment may take some time to appear.