Nena nga Fieri denoncon zhdukjen e vajzës së saj 21-vjeçare

Nena nga Fieri denoncon zhdukjen e vajzës së saj 21-vjeçare

3193
SHPËRNDAJE

Një nënë në Fier denoncon zhdukjen e vajzës së saj 21-vjeçare prej dy ditësh. Lindita Maloku thotë se vajza e saj Elmira Maloku (foto), e divorcuar dhe me një fëmijë të vogël, është zhdukur pa asnjë gjurmë. 50-vjeçarja apelon që kushdo që ka dijeni të njoftojë në polici, ku thotë se ka denoncuar zhdukjen e së bijës.
“Ka qenë me urdhër mbrojtjeje, ka dhe një djalë që në shkurt i bën dy vjeç. Aktualisht djalin e ka lënë të bashkëshorti për shkak të kushteve që ne nuk i kemi. Pikë së pari po i ofrohem televizionit tuaj që ndokush që e njeh në foto që mundet të shfaqet atëherë të lajmërojë. Nga instancat e policisë së Fierit atë mund ta kenë trafikuar”, tha Lindita Maloku për Ora News.
21-vjecarja Elmira Maloku pas divorcit, prej disa muajsh jetonte me nënën e saj në një ambient aspak të përshtatshëm, ku si banesë shërben një godinë gjysmë e shembur.
E kontaktuar Policia e Fierit, deklaron se nuk ka dijeni për rastin, pasi askush nuk ka denoncuar zhdukjen e 21-vjeçares Elmira Maloku.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Comment moderation is enabled. Your comment may take some time to appear.