Nelgert Pata egzekutuar ne Fier,nipi i ish-kreut të Forcave Operacionale të policisë.

Nelgert Pata egzekutuar ne Fier,nipi i ish-kreut të Forcave Operacionale të policisë.

379
SHPËRNDAJE

Ekzekutimi i Nelgert Patës mesditën e djeshme në Fier ka rikthyer edhe një herë hasmëritë mes grupeve kriminale me bazë në Tepelenë. Por jo vetëm kaq. Pata gjithashtu ishte edhe një njeri më lidhje të forca shtetërore, sidomos në Policinë e Shtetit.
Burime nga grupi hetimor kanë bërë të ditur  se Nelgert Pata është nipi i ish-kreut të Forcave Operacionale në Policinë e Shtetit, Albert Pata.
Të dy nga Tepelena. Albert Pata është akuzuar si i lidhur me trafikun e drogës dhe pas këtyre akuzave, të bëra kryesisht nga opozita, është larguar posti që mbante.
Burime nga policia kanë bërë të ditur se aktualisht, Albert Pata është me detyrën e specialistit në Drejtorinë e Përgjithshme të Kufirit.
Nga pozicioni në polici i Albert Pataj, kuptohet edhe fakti se pse Nelgert Pata edhe pse i dënuar me 31 vite burg për shfrytëzim të femrave për prostitucion, vazhdonte të qarkullonte i lirë dhe i pashqetësuar e policia nuk e arrestonte.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Comment moderation is enabled. Your comment may take some time to appear.