Ne kerkim i riu qe shfrytezoi per prostitucion 21 vjecaren nga FIERI

Ne kerkim i riu qe shfrytezoi per prostitucion 21 vjecaren nga FIERI

287
SHPËRNDAJE

Fier
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier, shpallën në kërkim policor dhe po punojnë për kapjen e shtetasit P.M, 35 vjeç, banues në Elbasan.
Në datën 13.06.2017, në D.V.P Fier, shtetasja E.F, 21 vjeçe, banuese në Fier, ka bërë kallëzim se shtetasi P.M nëpërmjet mashtrimit për martesë e ka trafikuar dhe shfrytëzuar për prostitucion në qytetin e Barcelonës në Spanjë për një periudhë një vjeçare nga muaji Prill i vitit 2016 deri në muajin Mars të vitit 2017.
Materialet i kaluan Prokurorisë për Krimet e Rënda Tiranë për veprat penale “Trafikimi i personave të rritur dhe “Shfrytëzimi i prostitucionit” parashikuar nga Nenet 110/a e 114 të Kodit Penal.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Comment moderation is enabled. Your comment may take some time to appear.