Ne 4 operacione policia Fier sekuestron 66 kg droge 

Ne 4 operacione policia Fier sekuestron 66 kg droge 

1296
SHPËRNDAJE

Drejtoria Vendore e Policisë Fier finalizon 4 operacione antidrogë.
Sekuestrohen në total 66 kg lëndë narkotike Cannabis Sativa( e tharë).
Asgjësohen me anë të djegies 868 bimë të dyshuara Cannabis Sativa.
Arrestohen në flagrancë 2 shtetas, shpallen në kërkim 2 të tjerë.

Fier!

Sektori për Narkotikët në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Fier, finalizuan operacionet antidrogë të koduar “Çerveni” dhe “Pojani”.
1.Në bazë të informacioneve të mara në rrugë operative, nga kontrolli që u ushtrua në fshatin Çerven, në stanin e shtetasit Sh.L, 46 vjeç, u gjetën dhe sekuestruan 13 kg e 340 gram lëndë narkotike e dyshuar Cannabis Sativa e futur në dy thasë të mbështjellë me letër natribani.
Gjithashtu u gjetën dhe asgjësuan 92 bimë narkotike të dyshuara Cannabis Sattiva.
2.Nga kontrolli i ushtruar në Pojan në banesën e shtetasit Z.B, 46 vjeç, u gjetën dhe sekuestruan 52 kg e 660 gram lëndë narkotike e dyshuar Cannabis Sattiva.
Gjithashtu në baçen e këtij shtetasi u gjetën të mbjella 51 bimë narkotike të dyshuara Cannabis Sattiva.
Policia ka shpallur në kërkim të dy autorët dhe po punon për kapjen e tyre.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprat penale “Prodhim dhe shitje e narkotikëve” dhe “Kultivimi i bimëve narkotike” parashikuar nga Neni 283/1 dhe 284 i Kodit Penal.

Patos!

U arrestua në flagrancë shtetasi:
-Demiklajd Shatëri, 20 vjeç, banues në fshatin Plyk, Fier.
Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi gjatë kontrollit ne tokën e tij në fshatin Plyk u gjetën dhe asgjësuan 100 bimë narkotike të dyshuara Cannabis Sattiva.

Lushnje!

U arrestua në flagrancë shtetasi:
-Xhelal Mezini, 71 vjeç, banues në fshatin Karbunarë e Madhe.
Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi nga kontrolli i ushtruar në oborrin e banesës së tij i’u gjetën e asgjësuan 7(shtatë) bimë narkotike të dyshuara Cannabis Sattiva.

Mallakastër!

Nga kontrolli i ushtruar prej efektivëve të policisë, në fshatrat Drizar, Kremenar, Ngraçie dhe Kraps u gjetën dhe asgjësuan 618 bimë narkotike të dyshuara Cannabis Sattiva.
Policia po punon për identifikimin dhe kapjen e kultivuesve.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Comment moderation is enabled. Your comment may take some time to appear.