Ndëshkim për tradhëtinë”/ Familja e te shoqit,nuk pranojmë ta varrosni në Fier

Ndëshkim për tradhëtinë”/ Familja e te shoqit,nuk pranojmë ta varrosni në Fier

166
SHPËRNDAJE

29-vjeçarja Ermira Arapi, e cila u vra dje mizorisht nga i dashuri i saj, me të cilin kishte një lidhje jashtëmartesore, është përcjell sot për në banesën e fundit. ‘BalkanWeb’ mëson se nëna e një vajze vetëm 5-vjeçe është varrosur sot në Ngurrëz të Lushnjës, në vendlindjen e saj, pasi familja e bashkëshortit që jetonte në Greqi nuk pranoi që ajo të prehej në Fier.

Bërja publike e faktit se ajo ishte në një lidhje jashtëmartesore me Drini Dervenin, i cili po ashtu i dha fund jetës me armën e krimit, kanë bërë që familja e burrit mos të tolerojë veprimin e nuses së tyre. Ndërkohë, ‘BalkanWeb’ mëson gjithashtu se familja e Ermirës nuk ka hapur dyert e mortit në fshatin Fermë Çlirim të Fierit, atje ku jetonte prej disa vitesh. Ndërkohë, nuk dihet nëse bashkëshorti i saj dhe vajza, që jetonin të dy në Greqi, ka marrë pjesë në ceremoninë mortore, që u mbaj në orën 13:00 në Ngurrëz. Familjarët dhe të afërm të Ermirës, sot gjatë ceremonisë kanë qenë tepër diskret për mediat dhe nuk kanë bërë asnjë koment.

NGJARJA

Ngjarja e rëndë që tronditi dje Fierin dhe mbarë opinion publik ndodhi gjatë orëve të paradites. Ermira Arapi nga Lushnja, u gjet e vrarë bashkë me Drini Dervenin, në një makinë tip ‘Fuoristradë’ buzë rrugës në fshatin Shënpjetër të Fierit, raporton ‘BalkanWeb‘.

Nga këqyrja e trupave të tyre, policia tha se dallohej qartë se 31-vjeçari pasi kishte qëlluar me armë të dashurën, ka vrarë edhe veten. Policia e gjeti atë me një pistoletë tip ‘TT’ në dorë dhe tha se ka qitje me puthitje në kokën e tij, që i shtyn hetuesit të besojnë që ai është autor i vrasjes së të resë, me të cilën ka pasur një lidhje jashtëmartesore. Pas këtij akti fieraku i ka dhënë fund edhe jetës së tij. Pritet të dalin të tjera detaje rreth ngjarjes që tronditi mbarë opinionin publik.

(ed.me/BalkanWeb)
 

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Comment moderation is enabled. Your comment may take some time to appear.