Nderton nje mur pa leje ne toke publike arrestohet Fieraku

Nderton nje mur pa leje ne toke publike arrestohet Fieraku

516
SHPËRNDAJE

Fier!
Policia ndalon një shtetas të shpallur në kërkim për armëmbajtje pa leje dhe arreston në flagrancë një shtetas për ndërtim pa leje.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier, ndaluan shtetasin e shpallur në kërkim:
-Luçiano Deraj, 27 vjeç, banues në fshatin Babicë, Vlorë, pasi:
Gjykata e Rrethit Gjyqësor Fier, me Vendimin e datës 21.10.2014, ka dhënë masën e sigurisë “Arrest me burg” për veprën penale “Prodhimi dhe mbatja pa leje e armëve luftarake”, parashikuar nga Neni 278/5 i Kodit Penal.

*Gjithashtu, u arrestua në flagrancë shtetasi:
-Erald Bakalli, 24 vjeç, banues në lagjen “Liri” Fie.
Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi në lagjen “Konferenca e Pezës” u kap duke ndëruar një mur pa leje në tokë publike.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën penale “Ndërtim i paligjshëm” parashikuar nga Neni 199/a/2 i Kodit Penal.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Comment moderation is enabled. Your comment may take some time to appear.