Ndalohet nga policia inxhinieri i ujesjellesit FIER

Ndalohet nga policia inxhinieri i ujesjellesit FIER

340
SHPËRNDAJE

Fier
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier, ndaluan shtetasin:
-Vasil Marko, 57 vjeç, banuese në lagjen “16 Prilli”, Fier, me detyrë inxhinier në Ndërmarrjen e Ujësjellës Kanalizimeve Fier.
Ndalimi i këtij shtetasi u bë pasi nuk ka marë masa për sigurimin teknik të punonjësve në lidhje me disa punime që po kryenin për riparimin e tubacioneve të dëmtuara të ujësjellësit.
Më datën 10.06.2017, në fshatin Kafaraj, duke punuar në tubacionin e ujësjellësit është shëmbur traseja me përmasa 3×4 metra dhe me thellësi 2.7 metra dhe për pasojë është dëmtuar e më pas ka ndërruar jetë në Spitalin Rajonal Fier shtetasi P.M, 57 vjeç, banues në fshatin Frakull e Madhe, Fier.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën penale “Shkelje e rregullave të mbrojtjes në punë” parashikuar nga Neni 289/1 i Kodit Penal.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Comment moderation is enabled. Your comment may take some time to appear.