Ndalohet nga policia e Fierit agjenti i një kompanie sigurimi.

Ndalohet nga policia e Fierit agjenti i një kompanie sigurimi.

481
SHPËRNDAJE

Fier

Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë ndaluan shtetasin:
-Altin Hasa, 35 vjeç, banues në rrugën “Myslym Keta” Tiranë.
Ndalimi i këtij shtetasi u bë pasi duke qënë me detyrë agjent i një kompanie sigurimi në Tiranë, ka lëshuar siguracionin për mjetin tip Volkswagen me targa AA 478 KA, dhe nuk ka bërë deklarimin duke mos e hedhur në sistem.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprat penale “Mashtrimi”, “Korrupsioni pasiv në sektorin privat” dhe “Fshehja e të ardhurave” parashikuar nga Nenet 143, 164/b dhe 180 të Kodit Penal.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Comment moderation is enabled. Your comment may take some time to appear.